Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka thënë se barazimi me Gjilanin (1:1) është rezultat real pas situatës së krijuar për skuadrën e tij.
89-shi herët në ndeshje mbeti me një lojtar më pak në fushë.
“Jemi përgatitur jashtëzakonisht mirë për ndeshjen ndaj Gjilanit. Por u prishën planet me largimin me të kuq. Ndryshoi rrjedha e lojës. Gjithsesi duhet t’i përgëzoi lojtarët për angazhimin dhe karakterin. Nuk u ndalën asnjëherë dhe krijuam shumë raste. Barazimi është real në bazë të kushteve që u krijuan për skuadrën tonë”, ka thënë Idrizi. /Koha.net/