Barcelona nuk ka vonuar për të zyrtarizuar edhe afrimin e dytë të kësaj merkatoje, teksa vetëm pak orë pasi firmosi me Franck Kessie, ka nënshkruar kontratën edhe me Andreas Christensen.
Qendërmbrojtësi danez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, teksa do të ketë një klauzolë “identike” si të Kessie me 500 milionë euro.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi blaugrana nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa njoftohet gjithashtu se prezantimi i tij do të bëhet ditën e enjte.
Christensen bashkohet kështu me katalanasit si lojtarë i ri, pasi përfundoi kontratën me Chelsea në fund të këtij sezoni.