×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona – Atletico Madrid mund të luhet me tifozë?

    Insajderi
    29 April 2021 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Barcelona luan në shtëpi kundër Atletico Madridit muajin e ardhshëm dhe filtet se do të ketë në tribuna të paktën 25 mijë tifozë – një e katërta e kapacitetit të plotë të stadiumit “Camp Nou”, ka raportuar të enjten Mundo Deportivo”.

    Kjo ndeshje luhet më 8 maj me fillim prej orës 16:15 dhe në kuadër të xhiros së 35-të në La Liga.

    Mësohet se Barcelona tashmë ka dërguar kërkesë për të lejuar 25 mijë tifozë në këtë takim dhe është në pritje të konfirmimit nga qeveria, autoritetet shëndetësore dhe liga.

    Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare edhe për titullin e kampionit këtë edicion në La Liga.

    Aktualisht, Barcelona është e treta në tabelë me 71 pikë dhe ka një ndeshje më pak se Atletico që prinë me 73 pikë.

    Barça sonte prej orës 19:00 do të përballet me Granadan dhe me fitore eventuale do ta marrë kreun e tabelës.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark