×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Barcelona eviton humbjen në fund të ndeshjes

    Insajderi
    20 September 2021 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Barcelona ka arritur të sigurojë një pikë të artë në barazimin (1-1) ndaj Granadas në Camp Nou, derisa në pjesën më të madhe të takimit ishte në disavantazh.

    Mjaftuan dy minuta lojë dhe Domingos Duarte shfrytëzoi asistimin nga Sergio Escudero që të shënonte me kokë nga afërsia.

    Sergi Roberto e Ronald Araujo patën mundësitë tyre gjatë fraksionit të parë, derisa edhe për mysafirët rrezikoi Monchu.

    Katalunasit vazhduan me përpjekjen për të shënuar përmes Araujo, Memphis Depay e Luuk de Jong, që nuk arrinin ta fusnin topin në rrjetë.

    Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Ronald Araujo ia doli ta barazonte rezultatin me një gol të shënuar me kokë (90′). Pablo Gavira e dhuroi asistimin. 

    Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Barcelona numëron tetë pikë, nga dy fitore dhe dy barazime.

    Për Granadan ky ishte barazimi i tretë, ndërsa ka regjistruar edhe dy humbje dhe numëron tri pikë. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark