×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona fillon bisedimet me agjentin e lojtarit

    Insajderi
    06 May 2021 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur bisedimet fillestare me agjentët e sulmuesit argjentinas Sergio Aguero, të cilin po synojnë ta transferojnë gjatë verës, ka shkruar të enjten “Sky Sports”.

    Aguero në fund të këtij edicioni do të mbetet futbollist i lirë dhe do të largohet nga Manchester City, ekip për të cilin ka shënuar 258 gola në 387 paraqitje në të gjitha garat prej vitit 2011 kur iu bashkua nga Atletico Madridi.

    Bëhet e ditur se Barcelona i ka ofruar Agueros kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

    Krahas Barcelonës, në garë për Agueron është edhe skuadra e Juventusit.

    Aguero 32-vjeçar këtë sezon ka shënuar katër gola në 17 ndeshje për Cityn në të gjitha garat. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark