×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona në epërsi ndaj Betisit – Lewandowski shënon

    Insajderi
    12 January 2023 - 21:09

    Barcelona merr epërsinë përballë Betisit të Sevillas në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Spanjës, në Stadiumin Ndërkombëtar King Fahd të Riadit (kryeqyteti i Arabisë Saudite).

    Një kundërsulm i shpejtë i “blaugranave” në minutën e 40-të u përmbyll me goli nga Robert Lewandowski, por merita kryesore shkon për Dembelenë, që me shmangien e një kundërshtari krijoi hapësira për sulmuesin polak.

    Më herët, shënoi edhe Pedri, por goli u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje milimetrik të Raphinas në ndërtimin e aksionit. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark