Mbrëmë pamë skena dramatike në ndeshjen mes Barcelonës dhe Celtës kur mbrojtësi katalanas Ronald Araujo u rrëzua në fushë, pasi kishte një tronditje.
Gjatë një kërcimi, Ronald Araujo mori një goditje në kokë nga shoku i tij i skuadrës Gavi. Ai sikur nuk ndodhi asgjë vazhdoi të vraponte, dje kur arriti pothuajse në zonën e penalltisë humbi ndjenjat dhe mbeti i shtrirë në bar.
Mjekët hynë shpejt në fushë dhe u kuptua se situata nuk ishte e këndshme kur ndërprerja zgjati për disa minuta.
Shokët e skuadrës iu afruan menjëherë dhe i nxorën gjuhën nga goja. Araujo u fut më pas në një ambulancë dhe u dërgua në spital.
Barcelona më pas konfirmoi se Ronald Araujo u rrëzua në fushë nga një tronditje.
Gjithçka ishte pothuaj e ngjashme nga sezoni i kaluar kur Sergio Aguero ra për shkak të problemeve me zemrën dhe më vonë i dha fund karrierës.