×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Basha: Amerikanët prejnë sakicë, s’mund të arrihet asnjë marrëveshje pa ShBA-në

    Insajderi
    24 November 2022 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka thënë se marrëveshje me Serbinë për targat nuk do të arrihej nëse nuk do të ishte mbështetja e SHBA-së.

    Basha tha se për dallim nga politika e jashtme e amerikanëve, BE-ja nuk e ka një politikë kaq të bashkuar.

    “Unë personalisht nuk besoj që Kosova mundet me arrit marrëveshje me Serbinë pa e pasur SHBA-të që e japin shtytjen e fundit. Evropa nuk e ka një politik të bashkume. SHBA-të e kanë një politikë të jashtme, edhe te intervenimi, te ushtria e te shpallja e pavarësisë, kanë qenë amerikanët që ia qetë kapaun. Unë them se amerikanët prejnë sakicë”, tha Basha në Prime Time.

    Ndryshe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vazhdimisht do të ketë një përpjekje të fuqishme të ShBA-së në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ai ka theksuar se ajo që po mundohet të arrijë ShBA-ja është një gjenerim i një ambicie të gjatë të këtij projekti për një Evropë të plotë, të lirë dhe paqësore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark