×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Basha i ashpër ndaj Borellit pas tri kërkesave që ia bëri Kosovës

    Insajderi
    02 June 2023 - 12:18

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka kritikuar kërkesat e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, marrëveshjen me serbët për zgjedhjet e reja dhe nisjen e Asociacionit.

    Dimal Basha thotë se këto janë kërkesa të pasinqerta të Borellit dhe si të tilla duhet të kritikohen, pa marrë parasysh që Borell është zyrtar i BE-së.

    Basha ka kritikuar edhe partitë opozitare që sipas tij nuk e kanë thënë asnjë fjalë kundër kërkesave të Josep Borellit. 

    A me shku na me zor me i kap me i pru ne zgjedhje a? Asociacioni sytë e Borellit janë aty a ka dikush prej opozitës me i tha se keq e ki pse po tutni kaq shumë”, tha ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark