×
Show

Bashkëpunimi i radhës më këngëtaren e njohur, Elvana Gjata zbulon datën e publikimit

Insajderi
22 July 2021 - 15:46
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Projekt pas projekti duket se ky vit po e përcjell me sukses të madh këngëtaren Elvana Gjata, hitet e saj tashmë janë të renditura e po dëgjohen kudo.

Këngëtarja tashmë ka befasuar edhe me njoftimin e radhës se po vjen me një bashkëpunim të radhës.

“Papa” publikohet në 23 korrik, dhe është një trio midis Elvanës, Inna-s dhe ‘Sickotoy’.

Në rrjetin social “Instagram”, artistët kanë postuar një pjesë të vogël nga kënga, që duket shumë ritmike, por për më shumë ndjekësit duhet të presin të premten.

Me veshje shumëngjyrëshe, në buzë të pishinës, dy vajzat duken tejet sensuale.

https://www.instagram.com/elvanagjataaaa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8a8ea86c-2a1e-46b0-acb2-51c5b3cb9b77

Ndërkohë, pas një pauze, Elvana është rikthyer me disa hite në tregun muzikor. Të shtunën e kaluar, u lançua “E di x Marre”, në bashkëpunim me Ylli Limanin. Ndërsa “Loti” numëron mbi 10 milion shikime në “Youtube”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark