×
  • Showbiz
  • Show

    Bashkëshorti i Adelina Ismailit publikon foto me momente intime në pishinë

    Insajderi
    26 October 2020 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përkundër viteve në skenë, ajo vazhdon të jetë njëra nga personazhet më të pëlqyera shqiptare.

    Fjala është për këngëtaren Adelina Ismaili, e cila shquhet për karrierën e bujshme profesionale dhe njëherësh vazhdon të jetë e komentuar në faqet rozë.

    Artistja, e cila ndiqet nga mijëra ndjekës në Instagram, së fundmi ka ndarë një imazh intim përkrah bashkëshortit, shkruan Gazeta Express.

    Në fakt, fotografia është publikuar nga partneri i Ismailit, Val Krasniqi, të cilët shfaqen duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

    Në një tjetër imazh të ndarë në InstaStory, krijuesja e hitit “Amaneti” duket mjaft e lumtur pranë burrit dhe djalit të saj.

    “Faleminderit për këtë vikend të bukur. Gruaja më e mirë”, ka qenë mbishkrimi i imazhit.

    Adelina përndryshe ka kohë që është e martuar me Valin dhe çifti kanë bashkë vetëm një djalë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark