×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bashkëshorti i saj dyshohet se korruptoi komisionerët – Ky është vendimi që PZAP merr për ankesën e Meliza Haradinaj-Stublla

    Insajderi
    08 March 2021 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar pretendimin e kandidates së AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla së në një vendvotim në Dragash i janë manipuluar votat.

    Ankesa e saj është shpallur sot si e pabazë.

    Në refuzimin e ankesës së Meliza Haradinaj-Stublla thuhet:

    Refuzohet i pabazuar apeli Anr.763/2021 i datës 05.03.2021, i ushtruar nga Meliza Haradinaj-Stublla, kandidate për deputete nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nr.860/2021 të datës 04.03.2021, me të cilën ka kërkuar rinumërimin e votave në komunën e Dragashit fshatrat 9Zaplluzhë dhe Shajmë).

    Gazeta Insajderi, përmes një video-incizimi ka raportuar se afaristi Dardan Stublla, bashkëshorti i i Meliza Haradinajt dyshohet se ka blerë me para katër komisionerë, të cilët ua kanë vjedhur votat kandidatëve të tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar asaj.

    Hulumtimi i Gazetës Insajderi:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark