Ekipi nga Drenasi i shpëtoi rënies nga liga, duke e fituar ndeshjen e barazhit ndaj Prishtinës së Re.
Dueli i zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë u mbyll me fitore minimale 1:0 të ‘Niklit’.
Deri në fund ndeshja nuk prodhoi gola.
Në minutën e 79-të, Alban Shillova shënoi me kokë, por pas rreth tetë minutash shikimi në VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Megjithatë, kjo nuk e ndali Alban Shillovën që arriti të shënonte në minutën e shtatë shtesë për fitoren e madhe të ekipit të tij.
Shillova, golin ia dedikoi vajzës së tij dhe bashkëshortës, e cila ndërroi jetë muaj më parë.