×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Bashkim Osmani ishte aksionar i Red Bull Salzburg, kundërshtarit të Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve

    Insajderi
    18 February 2022 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arrestimi i Bashkim Osmanit sot nga policia kroate ka bërë bujë në mediet shqiptare dhe ato evropiane. Biznismeni shqiptar nga Gjakova e Kosovës, Bashkim Osmani, sot është vendosur në pranga pas një operacioni operacion ndërkombëtar i inteligjencës mposhti klanin e vëllezërve Osmani, nga Kosova të njohur për transportimi të kokainës nga Amerika Latine nëpër Evropë, shkruan Insporti.com.

    Osmani është arrestuar sot gjatë ditës në një ndër hotelet e tij në shtetin kroat.

    Përveç bizneseve në sektorin e gastronomisë në Hamburg të Gjermanisë dhe vende tjera evropiane, Osmani ka investuar edhe në industrinë e futbollit.

    Sipas një intervistë në vitin 2007 të dhënë për gazetën kroate “Nacionale”, Osmani ka rrëfyer se si kishte hapur një agjenci të futbollit me emrin “Sportline”.

    “Sportline” është themeluar nga Osmani në vitin 2002.

    Siç kishte treguar Osmani, pjesë e agjencisë së tij kishte qenë futbollisti i i njohur nga Paraguai, Nelson Valdez, i cili kishte luajtur fillimisht në Ëerder Bremen e më pas edhe në Dortmund.

    “Është edhe Edgar Baretto nga NEC holandeze, gjithashtu paraguajan. Ndërsa në Mallorca vendosa lidhje me tregun e Amerikës së Jugut, ndërsa, nga ana tjetër, lojtarët nga ish-Jugosllavia humbën vlerën. Sinqerisht, futbollistët e Amerikës së Jugut janë më të disiplinuar se tanët dhe më mirënjohës për bashkëpunimin e tyre, janë më besnikë se tanët. Mirëpo, së fundmi jemi kujdesur edhe për Filip Lonçariqin, portierin e Dinamos. Mendoj se ai djalë ka një potencial të madh, thjesht duhet t’i jepet një shans. Nëse zhvillohet siç duhet, do të jetë një nga portierët më të mirë kroat”.

    Live ticker: RB Salzburg vs. FC Bayern - Champions League 21/22

    Ai është marrë me shit-blerjen e futbollistëve, kryesishtë nga Amerika Latine, të cilët i ka lëvizur në klube të ndryshme evropiane.

    Një detaj tejet interesant nga kjo pjesë e intervistës, është se ai ishte edhe aksionar në klubin e madh austriak, Red Bull Salzburg, që menaxhohet nga kompania e famshme “RedBull”.

    Osmani nuk ka mbajtur edhe shumë aksionet e tij, duke i shitur më vonë.

    Red Bull Salzburg në atë kohë quhej Wüstenrot Salzburg.

    Tashmë, klubi kroat merr pjesë po thuajse çdo vit në garat evropiane për klube të organizuara nga UEFA.

    Këtë vit është në Ligën e Kampionëve, duke u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt. Ditë më parë zhvilloi ndeshjen e parë ndaj gjigantit gjerman, Bayern Munich, me të cilin luajti baras 1:1. Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas dy jave në Munich të Gjermanisë.

    Në klubin austriak RB Salzburg ndër vitesh kanë luajtur edhe futbollistë shqiptarë nga Kosova, si Valon Berisha dhe Mërgim Berisha.

    Klubi austriak është themeluar në shtator të vitit 1933. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark