Ndeshja e luajtur në pallatin e sporteve “Reaxhai Surroi” në Prizren ishte dramatike dhe shumë e luftuar, pasi u deshën dy vazhdime që ta përcaktonin fituesin.
Më të dalluarit dhe ata të cilët ia sollën fitoren skuadrës prizrenase ishin Granit Rugova dhe lituanezi Rokas Uzas, ndërsa Prishtina edhe përkundër cilësisë dhe kontigjentit të madh të basketbollistëve, nuk arriti ta fitoj këtë takim.
Sigal Prishtina para një jave mbrojti titullin e Ligës Ballkanike të basketbollit, pasi e mposhti Mornarin në Bar të Malit të Zi.
Bilanci pas dy ndeshjeve mes këtyre dy skuadrave në “Play Off” është i barabartë 1-1. /Insajderi.com