×
  • Sport
  • Sport

    Baskebollistja seksi: “E ekspozoj trupin tim pasi gjërat e bukura duhet të ekspozohen…”

    Insajderi
    20 January 2023 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Basketbollistja Valentina Vignali nuk është një nga ato që mund të vihet në siklet. Nuk e bën as kur pozon, as kur luan basketboll në parketet italiane e aq më pak kur tentojnë ta fyejnë në rrjetet sociale.

    Gjatë një pyetje-përgjigje dhënë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ajo iu përgjigj kështu një përdoruesi që e akuzoi se tregon hiret e saj në foto vetëm sepse aktualisht është single: “Jo, i kam treguar gjithmonë edhe kur isha e fejuar.

    Sepse gjërat e bukura janë të drejta t’i tregosh. Sidoqoftë të bukura, pothuajse po aq sa të bësh falsifikime me qëllim për t’i shkruar idiotllëqe njërës që, deri 5 minuta më parë, nuk e dinte që t’i ekzistoje”.

    Baskebollistja seksi: “E ekspozoj trupin tim pasi gjërat e bukura

    31 vjecarja Valentina Vignali është një basketbolliste, modele e personazh televiziv italian. Ajo ka nisur të luajë basketboll që në moshën 8 vjecare. Në 2007 ajo bëri debutimin në Serie A2 me Basket Cervia. Në 2010 Vignali u shpall nënkampione për Under-19. Në vitin 2015 luajtu me Valdinievole e Nico Basket Massa e Cozzile në Serie B.

    Pastaj, në 19 shkurt 2016 kaloi te Lazio Pallacanestro 1932 e pastaj për ASD Murgia Basket Santeramo. Me ta arriti promocionin në Serie B. Në 6 gusht 2018 firmosi në serie A2 me Athena Basket Roma, ndërsa zbriti në Serie B, duke firmosu për dy vjet me Smit Roma Centro.

    Nga 2005 kishte nisur edhe karrierën si modele pasi një mike e familjes i kishte propozuar për të marrë pjesë në një konkurs. Në 2009 u diplomua te Elite Fashion Academy e Milanos e në 2010 ishte finaliste e Miss Italia. Në 2012-13 drejtoi “Nën kosh”, program i dedikuar për basketbollin e Serie A. Në tetor të 2013 pozoi pa veshje për edicionin italian të revistës Playboy, që i dha kopertinën. Nga 2020 është simboli i di Victoria’s Secret Italia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark