×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bastisja në vilën e Trump, FBI kërkonte këto dokumente

    Insajderi
    12 August 2022 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    FBI-ja në shtëpinë e Donald Trump po kërkonte dokumente në lidhje me armët bërthamore dhe për rrjedhojë tepër sekrete dhe me implikime për sigurinë kombëtare.

    Zbulimi i gazetës “Washington Post”, tregon urgjencën e ndërhyrjes së agjentëve federalë dhe shqetësimin e përhapur brenda qeverisë amerikane për llojin e dokumenteve të marra në Mar-a-Lago dhe rrezikun që ato të bien në duar të gabuara.

    Mospërfillja vjen ndërkohë që ish-presidenti amerikan dhe avokatët e tij nuk kanë sqaruar ende se si synojnë të procedojnë me mocionin e paraqitur nga Departamenti i Drejtësisë për të kërkuar publikimin e urdhrit të kërkimit të bërë.

    Trump ka kohë deri në orën 21:00 të kësaj të premteje, 12 gusht, për të vendosur nëse do të kundërshtojë apo jo publikimin e dokumentit.

    Për manjatin dhe avokatët e tij, kjo është një zgjedhje komplekse: ish-presidenti e ka mbajtur mandatin që nga e hëna kur u krye sulmi, por ai nuk e ka bërë publike atë thjesht duke kritikuar ashpër FBI-në.

    Bllokimi i kërkesës së Departamentit të Drejtësisë mund të lë të kuptohet se Trump ka diçka për të fshehur në mandat, një dokument i aftë për të sqaruar arsyet që nxitën agjentët federalë të ndërhynin.

    “Merrick Garland po përpiqet të zbulojë bllofin e Trump”, komentojnë disa ekspertë duke vëzhguar sesi Ministri i Drejtësisë e ka kthyer topin me shkathtësi në fushën e Trump.

    Sipas burimeve, stafi i ish-presidentit u befasua nga lëvizja e ministrit të Drejtësisë, i aftë të paktën për momentin të kthejë Trumpin me duar pas muri.

    Nëse burimet e “Washington Post” rreth dokumenteve të lidhura me armët bërthamore dëshmohen të vërteta, situata e Trump do të ndërlikohej.

    Në fakt, kartat do të mund të rrezikonin sigurinë kombëtare amerikane, por edhe të krijonin probleme me vendet e tjera.

    Në fakt, nuk është e qartë nëse dokumentet që po ndiqnin agjentët federalë kishin të bënin vetëm me arsenalin bërthamor amerikan apo edhe atë të kombeve të tjera.

    Sipas “New York Times”, mes dokumenteve përfshihen gjithashtu informacione për programet më sekrete amerikane, të ashtuquajturat “programe të veçanta aksesi”.

    “Unë personalisht miratova kontrollin e rezidencës së ish-presidentit Trump në Mar-a-Lago”.

    Ministri i Drejtësisë së SHBA-së, Merrick Garland pranoi, duke nënvizuar se si “agjentët dhe zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë”, të cilët kanë marrë kërcënime, “janë sulmuar padrejtësisht. Ata janë patriotë që sakrifikohen për të mirën e vendit. Jam i nderuar për të punuar.pranë tyre “.

    Ndërkohë, Joe Biden ndjek zhvillimet nga larg. Presidenti ndodhet me Zonjën e Parë me pushime për disa ditë në ishullin Kiaëah, në Karolinën e Jugut.

    Një pauzë për të pushuar në funksion të zgjedhjeve afatmesme në nëntor, pas së cilës, sipas thashethemeve, ai duhet të shpallë kandidaturën e tij për vitin 2024 dhe të nisë fushatën elektorale.

    Presidenti amerikan është i bindur se dëshiron të kandidojë pavarësisht nga sondazhet që tregojnë preferencën e demokratëve për një kandidat tjetër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark