×
  • Sport
  • Sport

    Batatina: Arsim Kabashi e ka fituar titullin, jo Ilir Daja

    Insajderi
    18 May 2024 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

    Kryendeshja e javës mes Llapit dhe Ballkanit që ishte vendimtare për titullin kampion, i takoi suharekasve të cilët fituan me rezultat 0

    Por titullin e Ballkanit e ka vënë në pikëpyetje trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

    “Jemi të kënaqur me angazhimin dhe luftën për titull, por titulli duhet t’i urohet Arsim Kabashit dhe jo Ilir Dajës. Sido që të jetë, shpresoj se do të përmirësohet futbolli në edicionet e ardhshme. Mendoj që gjërat duhet të shkojnë me rivalitet, të mos ndëshkohet dikush e dikush tjetër të favorizohet. E dimë që Ballkani nuk është bërë kampion me meritë. Por kjo nuk është përgjegjësi e imja. Dy gabimet, te Dukagjini dhe Gjilani, kanë bërë që ne të mos e fitojmë titullin. Duhet të mendojmë tani për garat e Evropës, të paraqitemi sa më mirë e të luftojmë sërish për titull. Nuk më duhet titulli në forma josportive. Kur të bëhem kampion, dua të bëhem me meritë. Janë bërë aleanca kundër nesh. Ia uroj fitoren Arsim Kabashit, që është bërë kampion”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark