Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka komentuar formën aktuale të skuadrës së Ballkanit, e cila për të dytin vit më radhë, pavarësisht investimeve të mëdha ka mbetur pa titullin kampion, madje rrezikon të mbetet sërish larg Evropës.
I ftuar në emisionin “Ekipi A” në ATV, tekniku llapjan ka deklaruar se buxheti vjetor i Ballkanit është pesë herë më i madh se ai i Llapit.
“Buxhetin që e ka Ballkani për 1 vit, unë nuk e kam për pesë vite”, potencoi Batatina.
Ndryshe nga Ballkani, skuadra e Llapit ndodhet një hap larg Evropës, derisa më 12 maj do të ndeshet me Dukagjinin në finalen e Kupës së Kosovës.