×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Batatina paralajmëron Dritën para finales së Kupës së Kosovës

    Insajderi
    25 May 2022 - 16:31

    Tahir Batatina ka thënë se Llapi është në formën e duhur para finales së Kupës së Kososovës, aty ku takohet me Dritën.

    Skuadra nga Podujeva do të takohet me atë të Gjilani të enjten (nesër) nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Batatina bëri të ditur se ata do të japin maksimumin për të fituar trofeun, pasi aty janë me shumë meritë.

    “Grupi është në formën e duhur, kemi kontingjent cilësor, që kanë bart barrën kryesore”, ka thënë fillimisht strategu i Llapit.

    “Gjithë skuadra do të jetë e gatshme të japë maksimumin. Jemi të bashkuar. Grupi ka arritur të vjen në finale”.

    “Ka ardhur këtu duke u përballur me skuadrat më të forta. Është një motiv më i madh për mua. Me plot meritë jemi në finale”, ka shtuar më tej Batatina. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark