×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Batatina pas triumfit: Prishtina për mua ka qenë supë e pulës, supë e lehtë

    Insajderi
    13 April 2022 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për edicionin e dytë rresht, Llapi do të luajë në finalen e Kupës së Kosovës, pasi sot e eliminoi kampionen në fuqi, Prishtinën në gjysmëfinale.

    Pas triumfit për ArtSport ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili tha se Llapi ka mbërri në finale me plot meritë pasi ka pasur kundërshtarë shumë të fortë.

    “Llapi është ardhë me meritë në finale, nuk është ardh si turist. Kemi qenë të kujdesshëm të vëmendshëm. Prishtina për mua ka qenë supë e pulës, supë e lehtë. Mendoj që është një kalim në finale me plot meritë. Këta tifozë e meritojnë një Llap të tillë” – tha Batatina, përcjell Insporti.

    Ndryshe, në finale Llapi do të përballet me skuadrën e Dritës.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark