×
  • Sport
  • Sport

    Batatina tregon se a do ta përkrah ish-presidentin e Llapit në kandidaturën e tij për kryetar të FFK-së

    Insajderi
    27 April 2021 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    sh- presidenti i klubit të Llapit, Nexhat Dumnica, mbrëmë e ka shpallur kandidaturën për president të Federatës së Futbollit të Kosovës, dhe këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, raporton Insporti.com.

    Megjithatë, ndonëse dikur president i Llapit, trajnerit aktual të këtij klubi, Tahir Batatina, në një prononcim për Insportin tha se pa marrë parasysh kush është, nuk do ta përkrah asnjë kandidat që nuk ka planprogamr që është në interes të futbollit.

    “As Nexhati as kushdo që të jetë, përderisa nuk e paraqet një planprogram që është në interes të futbollit, normal që nuk kom me përkrah”, tha Batatina.

    Tutje, Batatina theksoi se për momentin nuk ka zgjedhje, dhe se kur të ketë zgjedhje për president të FFK, atëherë do të vendosin si klub se kë do ta përkrahin, kjo në bazë të projekteve të kandidatëve përkatës.

    “Për momentin, unë e pashë një postim, nuk e di sa është zyrtare, por për momentin nuk kena ende zgjedhje të rregullta, edhe nuk kemi planprogram për me përkrahë dikon, as Nexhati as kushdo që të jetë, përderisa nuk e paraqet një planprogram që është në interes të futbollit, normal që nuk kom me përkrahë, investimet që jam tu i bo në Llap, jam tu i bo për të ardhmen e futbollit, edhe nëse nesër del një kandidat du me pa planprogramin e tij, pa marrë parasysh kush do të jetë, tha Batatina.

    “E di që për momentin nuk ka zgjedhje, derisa nuk kja zgjedhje, i presim zgjedhjet e reja, atëherë mujna me pa cili osht projekti më i mirë edhe me përkrahë si klub Llap.

    “Nuk do të thotë që ka qenë pjesë e Llapit edhe une du me përkrahë dike, mu më intereson projekti.

     “Nuk më intereson kush konkuron po veç kush e ka planprogramin më të mirë për futbollin”- përfundoi Batatina.

    Kujtojmë se, me 6 korrik të vitit 2018 Federata e Futbollit të Kosovës pas vdekjes së ish-presidentit Fadil Vokrri, ka mbajtur kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor, ku Agim Ademi u zgjodh si president i ri.

    Më pas me 58 vota unanime, Agim Ademi, kandidat i vetëm për këtë pozitë, u zgjodh president për një mandat 4-vjeçar.  /Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark