×
  • Lajme
  • Lajme

    Batusha i VV-së: Nuk ka asgjë zyrtare për kushtëzimin e Francës për liberalizimin e vizave

    Insajderi
    13 October 2022 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    U raportua se Franca ka kushtëzuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS,

    Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka thënë se nuk ka ende asgjë zyrtare që Franca ka kushtëzuar liberalizimin e vizave.

    Batusha për Kanal 10 ka deklaruar që po presin të marrin informata, pasi që takimi është i mbyllur.

    “Momentalisht ende nuk kemi informata zyrtare për këtë, pasi takimi po mbahet me dyer të mbyllura. Po presim, në momentin kur kemi informata do të ju informojmë”, ka thënë deputeti.

    Ai po ashtu ka shtuar se VV-ja e ka kundërshtuar në çdo formë kushtëzimin e vizave me dialogun.

    “Si parti qeveritare, kemi kundërshtuar cdo formë që liberalizimi i vizave të kushtëzohet me dialogun, sepse janë dy procese të ndara. Nuk besoj që do të ndodhë, por nëse kanë filluar të ndodhin këto gjëra në takime, nëse ka ndonjë shtet këtë gjë në mendje, është gabim…cilat janë kushtëzimet për Serbinë, sepse dialogu është edhe për të”, ka thënë Batusha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark