×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Bayern Munchen heq dorë, vendos që Robert Lewandowski të largohet

    Insajderi
    25 June 2022 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Robert Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayern Munich dhe të transferohet tek Barcelona.

    Ekipi spanjoll ka bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin polak prej 40 milionë eurosh plus bonuset. Drejtuesit e Bayern e kanë refuzuar menjëherë ofertën duke e konsideruar të ulët.

    Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, në orët e fundit klubi gjerman nuk e konsideron më të pashitshëm lojtarin.

    Bayern Munich ka vendosur çmimin për lojtarin dhe kërkon jo më pak se 50 milionë euro. Kjo është një shenjë e mirë për Barcelonën pasi tani e dinë sa duhet të paguajnë për të arritur objektivin e tyre.

    Në Spanjë ka optimizëm për këtë trataktivë por vështirësitë ekonomike të Barcës mund të mos e lejojnë këtë transferim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark