Klubi i futbollit Bayern Munich ka njoftuar se do të kalojë në bileta digjitale për arsye mjedisore, pasi u hoqën kufizimet për hyrjen në stadiume.
Pandemia e koronavirusit së shpejti është një gjë e së kaluarës, kështu që njerëzit ngadalë po kthehen në normalitet.
Bayern është gati të fitojë titullin e nëntë radhazi në Bundesliga, tri raunde para fundit ka një avantazh me shtatë pikë ndaj Leipzig në vendin e dytë.
“Qëndrueshmëria, ruajtja e burimeve dhe zvogëlimi i emetimeve të dyoksidit të karbonit janë çështjet kryesore në klubin e futbollit Bayern Munih. Ne kemi vendosur të mos lëshojmë më bileta të shtypura për ndeshjet në Allianz Arena,” tha nënkryetari i Bayern, Jan-Christian Dressen.
Ai shtoi se 350.000 letra të dërguara tradicionalisht me postë tani do të dërgohen me e-mail.