Bavarezët kanë qenë të interesuar prej vitesh për Odeegard dhe para se norvegjezi të kalonte tek Real Madridi.
“Natyrisht që ne jemi në kontakt me të. Por, vendimi i tij për të nënshkruar me Real Madridin duhet respektuar”, i tha Sammer televizionit gjerman Sky, njofton Marca.
Bayern ishin shumë të interesuar për Odeegardin në vitin 2015, por që norvegjezi zgjodhi klubin mbretëror spanjoll.
Ai është bërë futbollisti më i ri që ka bërë debutimin me madrilenët, kur në vitin e kaluar zhvilloi ndeshje ndaj Getafes në ligë si 16-vjeçar. /Insajderi.com