×
  • Sport
  • Sport

    Bayerni ofron 35 milionë euro për Mustafin

    Insajderi
    08 March 2016 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Meqë në verë pritet që Medhi Benatia të largohet nga Bayerni, gazeta spanjolle “Fichajes” zbulon se bavarezët kërkojnë lojtarin e Valencias, Shkodran Mustafi.

    Kampioni i botës konsiderohet mbrojtësi ideal në vend të marokenit, i cili kurrë nuk e bind Carlo Ancelottin, sidomos meqë është dëmtuar shumë shpesh.

    “Fichajes” shkruan se oferta e parë e Bayernit për Mustafin shkon në 35 milionë euro.

    Megjithatë, Valencia nuk kënaqet me aq. Klubi spanjoll i ka vendosur një klauzolë largimi 23-vjeçarit në “Mestalla”, sipas së cilës ai nuk mund të largohet nëse klubi blerës nuk ofron plot 50 milion euro për të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark