×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Goditet nga raketat Baza e stërvitjeve ushtarake afër Lvivit

    Insajderi
    13 March 2022 - 08:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qysh në orët e para të së dielës po raportohet për shpërthime në rajonin e Lvivit.

    Zyrtarët ushtarakë të qytetit kanë thënë se forcat ruse kanë kryer sulme ajrore dhe kanë lëshuar tetë raketa në Qendrën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë, sipas transmetuesit britanik, BBC.

    Qendra gjendet në distriktin Javoriv, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Lvivit dhe është zonë e stërvitjeve ushtarake.

    Shtëllunga të mëdha tymi është thënë se kanë dalë nga ajo zonë.

    Qendra, e cila është më pak se 25 kilometra larg kufirit me Poloninë, ka thënë se njoftojë për hollësitë më vonë./REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark