×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    BE arrin marrëveshje me Pfizer për 1,8 miliardë doza të vaksinave

    Insajderi
    08 May 2021 - 14:01

    Bashkimi Europian ka arritur të shtunën një marrëveshje gjigante me Pfizer-BioNTech për të siguruar deri në 1,8 miliardë doza vaksine anti-Covid deri në vitin 2023.

    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, shkroi në Twitter se zyra e saj “sapo kishte miratuar kontratën për 900 milionë doza të garantuara, me opsionin për 900 milionë doza të tjera”

    Kontrata e re, e cila ka marrë mbështetjen e shteteve anëtare të BE, do të sjellë jo vetëm prodhimin e vaksinave, por edhe do të sigurojë që përbërësit bazë të tyre të blihen nga vendet e unionit.

    Momentalisht, Komisioni Europian ka siguruar 2,3 miliardë doza vaksine nga 6 kompani të ndryshme. “Kontrata të tjera do të vijojnë”, tha Von der Leyen në mesazhin e saj në Twitter.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark