×
  • Showbiz
  • Show

    Beatrix Ramosaj komenton sërish ribashkimin e Borës dhe Donaldit

    Insajderi
    05 July 2022 - 11:44

    Beatrix Ramosaj ka reaguar sërish për ribashkimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. “Më vjen mirë, gëzohem”, tha këngëtarja gjatë një interviste të realizuar në ‘Festivalin e Klipit Shqiptar” në Ulqin disa javë më parë, por që është publikuar së fundmi.

    Kujtojmë që pak javë më parë, këngëtarja theu heshtjen për thashethemet që qarkullonin se Bora dhe Donaldi janë ribashkuar.

    “Është një pyetje që po ma bëjnë të gjithë. Nëqoftëse ata kanë gjetur lumturinë, atëherë dhe unë jua uroj”, tha ajo për ribashkimin e tyre.

    E pyetur nëse është penduar për gjërat që ka kaluar në shtëpinë e famshme, këngëtarja tha:

    “Jo nuk jam pishman. Nuk ka asgjë për të qenë pishman. Nëse do ta ktheja kohën pas do t’i thosha vetes që të mos kishte aq shumë frikë dhe mbase ta shijoja më shumë si eksperiencë.”

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark