×
  • Showbiz
  • Show

    Beatrix Ramosaj vjen provokuese në pozat e reja, ndërsa vë në pah format trupore

    Insajderi
    07 November 2022 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Beatrix Ramosaj ka qenë një nga emrat më të përfolur përgjatë këtij viti.

    Artistja, e cila bëri bujë të madhe gjatë Big Brother VIP, vazhdon të jetë po aq e komentuar në faqet rozë.

    Këngëtarja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ndërsa ndan me fansat imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria.

    28-vjeçarja ka mahnitur me paraqitjen e radhës, në sytjena e një palë xhinse të bardha.

    Me këtë ka bërë që të marrë vëmendjen e ndjekësve, ku mori komplimente të shumta në sesionin e komenteve.

    E njëjta vetëm pak ditë më parë lansoi projektin e ri muzikor të titulluar “Më mungon”.

    Kënga për pak ditë ka kaluar shifrën e 500 mijë klikimeve në platformën YouTube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark