×
  • Lajme
  • Botë
  • Showbiz
  • Lajme / Botë

    Bebe mahniti pulikun me “Don’t Start Now” të Dua Lipes.

    Insajderi
    21 January 2022 - 13:19

    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, së fundmi ka qenë e pjesë e emisionit “The Tonight Show” me Jimmy Fallon.

    Ajo ka interpretuar disa këngë të njohura në “That’s My Jam” në mesin e tyre edhe “Don’t Start Now” të Dua Lipës.

    Biondja me prejardhje nga Dibra ka mahnitur derisa këndoi njërin prej hiteve të yllit tjetër shqiptar.

    Ajo mori vëmendje edhe me paraqitjen në një kostum ngjyrë kafe të përzier e me dekolte të hapur.

    Krahas Bebes, të ftuar ishin edhe këngëtari e producenti T-Pain, 37 vjeç, aktori Anthony Anderson, 51 vjeç dhe muzikanti Ryan Tedder, 42 vjeç.

    Duhet theksuar që “That’s My Jam” është një shfaqje e ndryshme muzikore dhe komike, që merr frymëzim nga lojërat më të njohura të spektaklit “Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark