Këngën ‘Monster’ të cilën e kanë kënduar Rihanna dhe Eminem ishte shkruar nga këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, përcjellë KultPlus.
Këngëtarja 27 vjeçare e cila është një nga këngëtaret që ka bërë bujë në muzikë këtë vit, ka shkruar këngën ‘Monster’ në vitin 2010, mirëpo asaj i ishte kërkuar që këngën t’ia jepte Eminemit dhe Rihannas dhe kështu zërin e Bebes e zëvendësuan me atë të Rihannas.
Gjatë një bisede live përmes facebook me editorin e gazetës The Sun, ajo tha: “Mendoni për këtë. Unë posa kisha mbushur 20 vjet dhe nuk arrija që të shihja ndonjë ndryshim. Tani e shikoj se kënga ka hapur shumë dyer për mua. Në atë kohë nuk kisha opsion tjetër përveç t’ua dorëzoj këngën. Unë nuk kish para dhe as kontratë muzikore. Kurrë nuk jam njoftuar me Eminemin dhe nuk kam biseduar me të asnjëherë. Kështu funksionon biznesi është shumë interesante. Unë kam shumë respekt për Eminemin dhe Rihannas. Të dytë janë të sinqertë në këngët e tyre”, ka rrëfyer Bebe Rexha. /Insajderi.com