×
  • Showbiz
  • Show

    Bebe Rexha rrëfen për herë të parë sëmundjen nga e cila vuan

    Insajderi
    06 November 2022 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është kritikuar shpesh herë për peshën e saj.

    Ajo madje ka dalë publikisht me një video në vitin 2019, duke treguar se si të gjitha shtëpitë e mëdha të modës refuzuan t’i dizajnojnë fustnin e saj për në “Grammy Awards”.

    Me gjithë përpjekjet për të humbur peshë, përmes regjimit në ushqim dhe ushtrimeve në palestër, rezultatet kanë qenë të vogla për yllin e muzikës.

    Megjithatë duket se kjo vështirësi në humbjen e peshës ka një arsye, pasi ajo ka zbuluar së fundmi se vuan nga sindroma e vezoreve policistike e quajtur ndryshe si PCOS.

    Marrja e ilaçeve për trajtimin e kësaj sindrome e vështirëson humbjen e peshës dhe këtë e bëri të ditur vet Rexha përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Twitter.

    “Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, shkroi Bebe Rexha në Twitter.

    Sindroma e vezoreve policistike (PCOS), është një çrregullim hormonal që shkakton vezore të zgjeruara me kiste të vogla në skajet e jashtme. Shkaku i sindromës së vezores policistike nuk është kuptuar mirë, por mund të përfshijë një kombinim të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë. Simptomat përfshijnë parregullsi menstruale, rritjen e tepërt të flokëve, aknet dhe mbipeshën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark