×
Show

Bebe Rexha s’e mohon se është shqiptare, kërkon një të dashur futbollist

Insajderi
31 May 2016 - 14:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Artistja shqiptare e cila po kalon në një moment të suksesshëm të karrierës së saj si këngëtare në Amerikë, Bebe Rexha, ka shprehur mendimin e saj për mashkullin ideal.

Në një interviste dhënë gazetës gjermane Bild, Rexha thotë se është në kërkim të një të dashuri futbollist. E pyetur për pjesëmarrjen e saj në evenimentin futbollistik Euro 2016 këtë verë, artistja është shprehur e emocionuar.

“Po, kjo është shumë emocionuese dhe unë jam në kërkim të një të dashuri futbollist”, ka thënë këngëtarja me origjinë nga Gostivari.

Rexha nuk e mohon se është shqiptare, madje ajo thotë se vendlindja e saj dhe origjina shqiptare e ka ndihmuar shumë atë që të arrijë në muzikë.

“Ajo ka ndikuar shumë. Si fëmijë kam qenë disa herë atje dhe e flas gjuhën shqipe. Fatkeqësisht jo perfekt, por e ndjej veten si shqiptare. Mendoj se shumë pjesë të muzikës sime janë ndikuar nga vendlindja ime”, thotë këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Bleta.

Rexha deri më tani ka bërë hite të mëdha botërore në bashkëpunim me David Guettan, Nicki Minaj apo G-Eazy. /Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark