Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka premtuar se do ë mbështes çdo ide inovative dhe kreative për biznes.
“Në qeverisjen time do të mbështetet çdo ide inovative dhe kreative, përfshirë edhe start-up bizneset”, ka thënë ai.
Në kuadër të fushtës zgjedhore, Hamza tha se deri tani bizneset në këtë komunë nuk kanë pasur përkrahje, por në drejtimin e tij do të krijohen kushte për investime të brendshme e të huaja.
“Ne do të krijojmë kushte shumë më të favorshme për investime të brendshme dhe të huaja, duke i lehtësuar procedurat për investitorë”, theksoi Hamza.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës më tej ka thënë se komuna do t’i promovojë kompanit vendore.
“Komuna e Mitrovicës do të jetë promotore e vazhdueshme e kompanive prodhuese dhe shërbyese të Mitrovicës”, ka shkruar Hamza në Facebook.