×
Zgjedhjet 2021

Bedri Hamza premton barazi dhe kujdes për personat e shurdhër

Insajderi
09 October 2021 - 13:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar Klubin e Shurdhër në Mitrovicë.

Ai tha se është i indinjuar në moskujdesin e komunës ndaj komunitetit të shurdhër.

“Sot shkova për të parë se çfarë mund të bëj për ta pas 17 tetorit. Por, u ndava tepër i indinjuar me moskujdesin e komunës dhe moskrijimin e kushteve elementare për këta pjesëtarë të çmuar të shoqërisë sonë, të cilët kanë nevojë për përkrahje shumë më të madhe nga ana jonë”, tha Hamza.

Bedri Hamza premtoi se në qeverisjen e tij do të ketë barazi dhe kujdes.

“U zotova se në qeverisjen time të gjithë do ta ndjejnë barazinë dhe kujdesin e Komunës së Mitrovicës”, ka shkruar në facebook kandidati për kryetar të Mitrovicës.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark