×
  • Sport
  • Sport

    Befasojnë ultrasit e Napolit, përleshen me njëri tjetrin në stadiumin e Eintachtit!

    Insajderi
    22 February 2023 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndeshja e dyfishtë mes Eintracht dhe Napolit në fazën e 1/16- tës së Ligës së Kampionëve është dashur të cilësohet si e rrezikshme që në start pasi dihet se tifozët e të dy klubeve janë problematikë.

    Eintracht gjithmonë udhëton në numër të madh në ndeshjet jashtë fushe dhe në duelin e parë në Frankfurt sigurisht që ishte në shumicë, megjithatë mysafirët nuk u duheshin për konflikte.

    Ndonëse Napoli fitoi 2:0 dhe kaloi në çerekfinale të kompeticionit elitar , një pjesë e mirë e tifozëve të tyre në “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit nuk e shijuan natën historike. Tifozët e Napolit luftuan me njëri-tjetrin, ndërsa mikpritësit e shikonin të habitur.

    Përleshja mes ultrasve nga Napoli ka zgjatur disa minuta, në pjesën e poshtme të “kafazit” për tifozët vizitorë.

    https://twitter.com/i/status/1628280607439523842

    Meqë ra fjala, tifozët më këmbëngulës të Napolit kohët e fundit janë vëllazëruar me një pjesë të tifozëve të Yllit të Kuq dhe dyshohet se i kanë ndihmuar të vjedhin shenjat e ultrasve t[ romës nga grupi “Fedayn Roma”, të cilët më vonë i vunë flakën “Delia” në veriun e “Maracanës” dhe shpalli një luftë ndërkombëtare tifozësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark