Befason Low: Lojtarët zgjodhën vetë kush do gjuante penalltitë – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport -

    Befason Low: Lojtarët zgjodhën vetë kush do gjuante penalltitë

    Insajderi
    03 July 2016 - 03:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Gjermanisë, Joakim Low, ka treguar se kishte qenë gjithmonë i qetë dhe se e priste fitoren ndaj Italisë, pavarësisht gjuajtjeve të penalltive.

    “Ishte ndeshje me shumë emocione, si ajo me Argjentinën në vitin 2006, por ishte një sfidë taktike. Ne ishim superiorë në fushë, Italia luante mirë në mesfushë, por nuk i lejuam shumë hapësira. Penalltia e pësuar ishe mungesë fati, nuk mendoja se Italia do të na shënonte gol me aksion”, tha ai  në konferencë për shtyp.”

    “Unë nuk i imponova asgjë gjuajtësve të penalltive. Lojtarët zgjodhën vetë. Mesut tha menjëherë që do të gjuante. Pesë të parët ishin relativisht të qartë, Kimish dhe Hektor qëndruan mjaft të qetë edhe pse për ta ishte hera e parë.”

    Trajneri i Gjermanisë tha se futbollistët e tij duhet të riaftësohen fizikisht për ndeshjen e radhës në gjysmëfinale, pasi janë lodhur në duelin me italianët.

    Gjermania në gjysmëfinale pret njërën nga Franca apo Islanda. /Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark