×
  • Showbiz
  • Show

    Befason motra e Rita Orës, shfaqet krah Dua Lipës

    Insajderi
    16 December 2022 - 12:47

    Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy këngëtaret më të suksesshme shqiptare që kanë arritur ti kapin majat e suksesit botërorë.

    Por në vazhdimësi është përfolur që dy këngëtaret nuk flasin bashkë dhe këtë e kanë dëshmuar ndër vite duke mos u shfaqur asnjëherë bashkë.

    Krejt kjo, sipas raportimeve thuhet që ka ardhur si pasojë që Rita Ora nuk ishte shprehur e gatshme ti ndihmojë Duan në fillim të karrierës.

    Por një fotografi e publikuar mbrëmë nga motra e Rita Orës, Elena Ora, ka befasuar të gjithë. Ajo shfaqjet krah Dua Lipës dhe shprehet krenare për të.

    “Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare me neve, ne e drejtojmë botën”, ka shkruar Elena Ora.

    Tashmë fansat kanë nis të aludojnë se akulli mes artisteve është shkrirë, e kjo mund të jetë një mundësi që të vijë edhe bashkëpunimi i shumë pritur i artisteve shqiptare, duke përfshirë: Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ava Maxin e ndoshta edhe ndonjë emër tjetër.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark