×
  • Showbiz
  • Show

    Befason Olta, ja cila do të jetë lëvizja e radhës së Luizit nëse Kiara del nga shtëpia e BBV

    Insajderi
    31 January 2023 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nëse ka dicka për të cilën Luiz Ejlli nuk po luan brenda shtëpisë së “Big Brother” ajo është marrëdhënia me Olta Gixharin, të paktën kështu pretendon këngëtari në bisedat që ka bërë me Kiarën dhe banorët e tjerë.

    Madje mbrëmjen e djeshme ai ka deklaruar se është i gatshëm të dalë bashkë me Titon nga reality show dhe që ajo është arsyeja e vetme pse ai qëndron brenda.

    Megjithatë, sipas Oltës, Luizi jo vetëm që nuk del pas Kiarës, por ka në mendje edhe lëvizjen e radhës nëse ajo e le formatin.

    Në një diskutim fillimisht me Krist Dragotin, aktorja e shpreh hapur mendimin e saj, duke i thënë se Luizi me të dalë Kiara do të lidhet me Tean.

    Po ashtu teorinë e saj Gixhari ja thotë edhe vetë ish-konkurentes së “Për’puthen”, duke e siguruar që ajo nuk ikën mbrëmjen e sotme, edhe pse është në nòominim, pasi ka “punë” brenda në shtëpi, pikërisht me Luizin nëse Kiara largohet nga prògrami.

    Nga ana tjetër, Olta mendon po ashtu se Kiara është duke e përdorur gjithë historinë me Luizin për interesin e saj, duke u shprehur se ajo nuk ja jep puthjen aq shumë të kërkuar këngëtarit pasi e di që nëse e bën do ta lërë shtëpinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark