×
  • Sport
  • Sport

    BEFASUESE! Dëmtimi i Manuel Neuer, jo vetëm lamtumirë sezonit. Mund të rrezikojë edhe karrierën e portierit të Bayernit…

    Insajderi
    11 January 2023 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sezoni i Manuel Neuer përfundoi papritur në fillim të dhjetorit, pas largimit të hershëm të Gjermanisë nga Katari, teksa u dëmtua duke bërë ski gjatë pushimeve. Por portieri 36-vjeçar gjerman mund ta ketë karrierën e tij në rrezik.

    Neuer theu këmbën e tij në një aksident me ski në fillim të dhjetorit dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni. Këtë të mërkurë, gazeta Bild raporton se dëmtimi mund të jetë pak më i rëndë nga sa dukej fillimisht.

    Në raportin mjekësor të siguruar rreth një muaj më parë, Bayern Munich foli për një frakturë në tibia, por gazeta thotë se dëmtimi është më i rëndë dhe do të marrë më shumë kohë për t’u shëruar, madje mund të rrezikojë karrierën e tij. 

    Bild raporton se Manuel Neuer, 36 vjeç, pësoi një thyerje të ekspozuar të tibisë dhe fibulës, kështu që Bayern nuk është në kërkim të një portieri afatshkurtër, por një zëvendësues të përshtatshëm edhe për vitet e ardhshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark