Ish- ikona e Liverpoolit, Steven Gerrard u bë i njohur për shënimin e super golave gjatë karrierës së tij 17-vjeçare me The Reds, por golat e tij nuk zunë vendin e parë si më të mirat – kjo pas votimit të fansave.
Reds festojnë 130-vjetorin këtë vit dhe kanë numëruar mbrapsht 130 golat më të mirë të klubit, transmeton Insajderi.
Gjigantët e Premier League tani kanë zbuluar 10 më të mirat, të cilat u votuan nga fansat.
Goli i dytë i Divock Origit kundër Barcelonës në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve 2019 është kurorëzuar si goli më i mirë në historinë e Liverpool-it.
Në numrin 10 ishte goditja me kokë e Ian St John në finalen e Kupës FA të vitit 1965 kundër Leeds United. Gjysmë-volej i Ian Rush kundër Evertonit në finalen e FA Cup u rendit në numrin tetë.
Kenny Dalglish u votua i shtati me golin kundër Chelseat në një ndeshje të Kategorisë së Parë në 1986.
Goditja e fortë me kokë e Terry McDermott kundër Tottenhamit në një ndeshje të Kategorisë së Parë në të njëjtin vit u votua numri katër.
Më pas erdhën dy golat e Gerrard-it, i pari prej të cilëve ishte goditja me kokë kundër AC Milan në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2005. Goli i tij i dytë në top pesëshen ishte goditja e tij mahnitëse nga më shumë se 40 metra kundër Ëest Ham në finalen e Kupës FA 2006.
Por të dy këta gola ikonë u mposhtën nga goli i Origit kundër Barcelonës në 2019.
Pas shpalljes së tyre, rezultatet u kritikuan nga shumë tifozë, të cilët nuk besonin se goli i Origit e meritonte vendin parë. Disa shprehën gjithashtu habinë që një tjetër nga golat e Gerrard, goditja e tij mahnitëse kundër Olympiakos në vitin 2005 nuk u përfshi.
/Insajderi.org