Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Granit Begolli nuk ka kursyer lëvdatat për gjyqtarin e Superligës së Kosovës në futboll, Genc Nuzën.
Begolli duke komentuar ndeshjen kryesore të javës së fundit në elitë në mes Malishevës dhe Dukagjinit ka folur edhe për ndarjen e drejtësisë.
Begolli tha se Nuza është larg gjyqtari më i mirë në vend, ndërsa shtoi se Kosova është me fat që ka një gjyqtar të tillë.
“Është koha me u rishpall prap Genc Nuza gjyqtari më i mirë. Definitivisht Nuza është tjetër nivel i referimit në Kosovë. Gjitha ndeshjet kryesore i ka gjyku në mënyrën më të mirë të mundshme. Prej dhjetë ndeshjeve sa i mbajë mend, kam parë ndoshta një rast e kam parë duke e shiku VAR-in”.
“Ka qenë shumë i saktë. Respektin që i bëjnë skuadrat, besimin që kanë skuadrat, e kërkojnë në këso ndeshje. Jemi me fat që kemi në Superligën e Kosovës gjyqtar si Genc Nuza. Besoj që dukshëm është referi më i mirë në Kosovë”, tha Begolli në ATV.