×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Behar Maliqi njofton largimin e tij nga Malisheva

    Insajderi
    08 July 2022 - 11:02

    Mesfushori Behar Maliqi ka njoftuar se nga sot është futbollist i lirë pasi është larguar nga Malisheva, shkruan Insajderi.

    Maliqi në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se nga sot nuk do të jetë më pjesë e klubit Malisheva, pasi i ka skaduar kontrata një vjeçarë që kishte me klubin.

    Ai nuk ka bërë të ditur se a do të vazhdojë karrierën te ndonjë klub tjetër apo do ta mendojë pensionimin nga futbolli aktiv.

    Maliqi në të kaluarën ka veshur fanellën e FC Prishtinës, KF Feronikeli, KF Hysi (klub i shuar), duke fituar tituj të shumtë. /Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark