×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëhet publik emri i kandidatit të PDK-së për Prishtinën

    Insajderi
    07 June 2017 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lirak Çelaj është kandidat i Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale në Prishtinë.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë Çelaj gjatë një takimi elektoral me strukturat e degës, njofton Klan Kosova.

    “Fillimi i Ri ka bashkuar qytetarë më shumë se kurdoherë në tubimet elektorale të ftuara nga strukturat e Degës. Jemi të bindur se ashtu do të jetë edhe pasi të jenë numëruar votat, më 11 Qershor, duke rikonfirmuar bastionin e PDK-së në Prishtinë”.

    “Dua të falënderoj nga zemra Enver Hoxhaj, Xhavit Haliti, Memli Krasniqi, Shemsi Veseli dhe Shaip Muja , kandidatët për deputetë që u zotuan për fuqizimin e degës dhe kandidaturës time për kreun e komunës”, ka thënë Çelaj.

    “Unë ndjehem tepër mirë për këtë përkrahje edhe të të gjithë deputetëve tjerë që përcjellin punën e degës së Prishtinës, duke u zotuar po ashtu se Prishtina do të jetë e PDK-së”, ka përfunduar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark