×
  • Sport
  • Sport

    Behrami përfundimisht nuk largohet nga Zvicra

    Insajderi
    23 May 2016 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    31 vjeçari ishte fëmijë kur familja e tij kishte migruar drejt shtetit helvetik dhe ia kishte pa hairin futbollit pasi shteti helvetik po përgatitej ta ‘dëbonte’ familjen Behrami, si shumë të tjera që ishin kthyer pa dashje në Kosovë.

    “Jam shumë krenar që e vesh fanellën me ngjyrat e Zvicrës. Mund të luftoj për një vend që mua dhe familjes sime i ka dhënë aq shumë”, ka thënë futbollisti mitrovicas, shkruan Zëri.

    Gjithashtu, Behrami nuk e ka ndërmend të largohet nga Përfaqësuesja e Kosovës, duke konfirmuar se do të vazhdojë të luajë për Helvetikët.

    “Zvicra është vendi që ma ka ndryshuar jetën”, ka përfunduar Behrami, i cili do të marrë pjesë në Evropianin e Francës me ekipin e Vladimir Petkoviçit.

    Behrami pritet të luajë ndaj Shqipërisë në ndeshjen hapëse të dy kombëtareve në Evropian, të cilën do ta zhvillojnë në “Stade Bollaert” të Lensit. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark