×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bekë Berisha: Çdo grevë apo protestë i shkon në favor Kurtit

    Insajderi
    05 October 2022 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti nga radhët e AAK’së, Bekë Berisha, ka dhënë një propozim për partitë opozitare në lidhje me aktivitetin e tyre përballë Qeverisë Kurti.

    Përmes një postimi në Facebook, Berisha tha se duhet të pezullohet çdo aktivitet opozitar në mënyrë që Kurtit t’i pamundësohet ikja nga Qeveria.

    “Të pezullohet çdo veprim opozitar. Tani kjo qeveri luftohet me mosveprim. Kushdo që organizon apo vepron me grevë, protestë- është duke punuar që Kurtit t’i mundësohet ikja nga përgjegjësitë siç janë bisedimet, asociacioni, dimri i rendë, vetingu etj.”, ka shkruar ai.

    Më tej, ai i ka bërë thirrje Kurtit që të qeverisë me vendin, e të mos dezertojë.

    “Kryeministër i ke 51 %, qeverise vendin mos dezerto”, ka përfunduar deputeti i AAK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark