×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Jashari kërkon të ndryshohet Kushtetuta – t’ua heqin serbëve votimin e dyfishtë

    Insajderi
    18 October 2020 - 14:50

    Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, thotë se në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk duhet dhe nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në emër të arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

    Jashari përmes një shkrimi në Facebook është shprehur se Kushtetuta duhet ndryshuar në një rast tjetër.

    “Kushtetuta e shtetit tonë duhet të ndryshohet vetëm për të hequr votimin e dyfishtë, si derivat i pakos së Ahtisarit dhe i cili pengon të ardhmen dhe zhvillimin e shtetit tonë”, ka shkruar ai.

    Madje ai thotë që ajo që duhet të ndryshojë kushtetutën është Serbia, e cila përveç kësaj duhet dhënë përgjegjësi për të pagjeturit, viktimat e luftës, gjenocidin mbi popullatën e pafajshme dhe dëmet materiale të shkaktuara në luftën e fundit në Kosovë.

    Në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk duhet dhe nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në emër të…

    Posted by Bekim Hamëz Jashari on Sunday, October 18, 2020

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark