×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Jashari tregon kur do ta formojë partinë e re

    Insajderi
    23 December 2018 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka kohë që flet për themelimin e një partie politike.

    Megjithatë tani, ai thotë të mos e ketë përmendur asnjëherë këtë gjë.

    Sipas tij, ai do të themelonte parti vetëm nëse Kosova dhe qytetarët e saj ia kërkojnë.

    “Realisht unë nuk kam thënë, unë kam thënë që nëse nevoja paraqitet e qytetarëve në atë masën serioze qysh është paraqit nevoja që unë të futem si kryetar i pavarur në Komunë, e shqyrtojë at kërkesë ehe ulemi prape. Por ka thënë edhe nëse ndodh ajo nuk kërset kiameti sepse e Bekimi nuk mundet të rrijë duarkryq nëse vendi është keq, por unë jam i interesuam me çu mandatin tim si kryetar I pavarur deri në fund”, ka thënë ai gjatë një interviste të dhënë për KP.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark